Kafshët luftonin me flakët, zjarrëfikësit heronj, gjejnë kohë dhe i shpëtojnë (Foto)
Lajmifundit
/
5 Gusht 2021, 14:14
Bota

Gazetarët në Greqi, në mesin e flakëve kanë mundur që të fokusojnë kamerën tek kafshët që po luftonin.

Bëhet fjalë për ata që i mbijetuan zjarrit.

Zjarrëfikësit gjatë punës së tyre nuk lanë pas kafshët, duke i vendosur në një vend të sigurt.

Fotot janë bërë virale, ndërsa shihet vajza e cila përqafon kalin e saj në zjarr, zarrëfikësit që i japin ujë qenit, një tjetër i fut këmbën në ujë për t’i qetësuar plagën e shkaktuar.

Fotot janë shkrepur në Varibob.

Mediat greke shkruajnë se shumë njerëz në rrjetet sociale po raportojnë kafshët humbura gjatë zjarrit.


