Belbëzimi i fëmijëve/ Logopedët: Shkaqet dhe ndikimi negativ i teknologjisë

Soft

Belbëzimi i fëmijëve/ Logopedët: Shkaqet dhe ndikimi negativ

Belbëzimi, një ndër çrregullimet më të vjetra të të folurit, vazhdon të mbetet pa një shkak të saktë. Logopedja Alketa Buba thotë se shqetësim duhet te jete kur problemi eshte genetik ndersa këshillon  prindërit të kërkojnë ndihmë profesionale nëse vështirësitë në të folur zgjasin më shumë se gjashtë muaj.

Belbëzimi mbetet një ndër çrregullimet më të vjetra të të folurit, por shkencërisht ende nuk është përcaktuar një arsye e vetme që e shkakton.

Ekspertët theksojnë se përveç faktorëve gjenetikë, mjedisi ku rritet fëmija dhe ekspozimi ndaj pajisjeve elektronike luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e komunikimit.

Sipas logopedes Alketa Buba prindërit duhet të kërkojnë ndihmë profesionale kur shenjat e belbëzimit zgjasin më shumë se gjashtë muaj ose kur në familje ka histori të ngjashme.

Ndërhyrja e hershme ndihmon në përmirësimin e të folurës dhe parandalon përkeqësimin e problemit.

Buba nënvizon se komunikimi i drejtpërdrejtë me fëmijën, leximi dhe bisedat e përditshme janë mënyra më e mirë për të nxitur të folurën e rrjedhshme dhe të shëndetshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion