U gjet i pajetë nga nëna në banesë, Prokuroria Sarandë nuk lejon varrosjen e 40-vjeçarit, trupi niset drejt Tiranës për ekspertizë

Aktualitet

U gjet i pajetë nga nëna në banesë, Prokuroria Sarandë

Një 40 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij mbrëmjen e së shtunës në Ksamil.

Sipas burimeve mësohet se 40 vjeçari Gerti Kallojeri kishte rreth katër ditë që kishte ardhur nga Greqia ku punon prej vitesh.

Ka qenë nëna e tij ajo që e ka gjetur mesditën e kësaj të shtune të birin të pajetë në shtëpi. Për këtë familjarë të 40 vjeçarit nuk njoftuan as spitalin dhe as policinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, por kishin njoftuar sherbimin funeral.

Sherbimi funeral kishte bërë gjithçka gati për varrimin e tij pa kërkuar asnjë raport mjekësor që të lejonte varrimin e 40 vjeçarit.

Në këto kushte Prokuroria e Sarandës dhe policia, e cila shkoi në banesë për të ndjekur nga afër rastin, pas hetimeve të kryera pengoi varrimin e 40-vjeçarit dhe pas urdhërit të lëshuar prej tyre u krye edhe transportimi i trupit të 40-vjeçarit me ambulancë drejt mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë.

Të pyetur nga specialistë të hetimit ata të sherbimit funeral mësohet që ata të jenë shprehur: -Më njoftuan familjarët që i kemi bërë veprimet ligjore. Ndërsa nuk kanë parë  asnjë raport ku të lejohej varrimi i tij. Gjithashtu mësohet se edhe nga ana e familjarëve nuk pati asnjë pretendim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion