A ndikon vaksina anti- covid në fertilitet?

Soft

A ndikon vaksina anti- covid në fertilitet?

Një nga dilemat dhe frikat më të mëdha këto kohë, nga vaksinimi është nëse ky process ndikon në fertilitet. Mësohet se disa studime të kryera nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, nuk është konstatuar ky problem.

Mësohet se nga studimi, në 35 mijë persona në të gjithë botën nuk është shfaqur ky shqetësim. Mbi 100 mijë femra kanë injektuar deri më tani vaksinat anti-Covid gjatë shtatzënisë në SHBA dhe statistikat tregojnë se ¼ e vajzave dhe grave në Britaninë e Madhe hezitojnë të vaksinohen nga frika e infertilitetit.

Frika për këtë është krijuar kryesisht nga deklaratat e mjekut gjerman Vofgang Vodarg vitin e kaluar, i cili tha se disa proteina të vaksinave që përdorin metodën e lajmëtarit të ARN’së si Pfizer e Moderna, janë të ngjashme me ato të fetusit, çka mund të bëjë që sistemi imunitar të sulmojë fetusin. Por pohimet e tij janë kundërshtuar nga shumica e ekspertëve të shëndetit./Healthline

ME TE LEXUARAT