Dëshmi kontradiktore e autorit dhe vajzës për vrasjen e Kudret Saliajt, krimi ka qenë i paramenduar

Aktualitet

Dëshmi kontradiktore e autorit dhe vajzës për vrasjen e Kudret

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e Kudret Saliajt disa ditë më parë, pranë Gjykatës Civile në Tiranë. Mësohet se autori i krimit, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt dhe jo mometal, si autori deklaroi. Gjithashtu, është vënë re deklarimet kontradiktore që të dy ata kanë bërë pranë prokurorisë. Mësohet se autori i krimit ka deklaruar se ka qenë ulur vetëm në local, nga ana tjetër, vajza e tij ka treguar se kanë qenë të dy të ulur.

Ai gjithashtu ka deklaruar se e ka vrarë ish- dhëndrin sepse kur është futur në lokal e ka sharë dhe nga frika se mos lëndohej, ai e ka qëlluar me armë. Kujtojmë nga dita e ngjarjes se viktima ka qenë në tavolinë me avokatin dhe psikologen, e cila në momentin e ngjarjes ka rënë pa ndjenja.

Ndërkohë që gjendja e avokatit Adriatik Cama është jashtë rrezikut për jetën, por plumbin që e ka marrë në afërsi të gjoksit akoma nuk i është hequr. Pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje pas dy javësh. Mësohet se seanca për masën e sigurisë pritet të mbahet të hënën në Gjykatën Penale të Tiranës, ndërsa Prokuroria e Tiranës pritet të kërkoj për të dy, babë e bijë, masën e sigurimit personal “arrest me burg”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion