Pasojat që sjell mungesa e magnezit në trup! Flet mjeku: Ja rastet kur nuk duhet ta konsumoni!

Soft

Pasojat që sjell mungesa e magnezit në trup! Flet mjeku: Ja rastet kur

Mjeku Matjan Hitoaliaj tregon se magnezi është shumë i rëndësishëm për forcimin e kockave, pasi ndihmon në procesin e formimit të kockave dhe ruajtjen e masës kockore, duke parandaluar sëmundje të tilla si osteoporoza.

Magnezi dhe kalciumi janë dy minerale që veprojnë së bashku për shëndetin e kockave, dhe siç thotë Hitoaliaj, raporti mes tyre duhet të jetë 1 me 1, ose 2 me 1 për të arritur një efekt optimal. Ky balans është thelbësor për forcimin dhe ruajtjen e strukturës së kockave dhe për parandalimin e humbjes së masës kockore me kalimin e moshës. Hitoaliaj në DritareTv shpjegoi se një nga mënyrat kryesore për të matur nivelet e magnezit në trup është duke përdorur analiza të gjakut.

Ai ka theksuar se magnezi nuk është gjithmonë në përqendrimin e tij të duhur në gjak, pasi shumica e tij ruhet në kocka dhe muskuj, përkatësisht 60% e magnezit është depozituar në këto organe.

Mjeku Hitoaliaj rekomandon marrjen e magnezit për një periudhë 3 deri në 6 muaj për të siguruar nivele të mjaftueshme dhe për të përfituar nga të gjitha përfitimet e tij shëndetësore.

Ai theksoi se magnezi nuk duhet të merret në rast të semundjeve muskulare, apo hemoragjive cerebrale, nuk duhet kur ritmi i zemrës është nën 60, apo kur pacienti ka sëmundje të rënda të veshkave ose në rast të bllokimit të zorrëve.

ME TE LEXUARAT