Emri/ Kapet 30-vjeçari në Tiranë, përgatiste doza kokaine dhe kanabis në banesë!

Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi iu gjet lëndë narkotike. Mësohet se i riu Serxho Rama, kishte fshehur në banesë 1 kg e 276 gramë kanabis e kokainë.
"Zbulohet një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 1kg e 276 gram lëndë narkotike kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, arrestohet poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës së panderprerë për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Drug base”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. R., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kg e 276 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kokainë dhe 1 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.


