Yllka Mujo feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush aktorja

Showbiz

Yllka Mujo feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Aktorja e mirënjohur e kinematografisë shqiptare Yllka Mujo feston ditën e sotme ditëlindjen e 71-të. Kontaktin e parë me skenën Yllka Mujon e ka nisur që në moshën 8-vjeçare, moment kur ajo thotë se u pranua nga Tonin Harapi, si soliste dhe këngëtare në Pallatin e Pionierëve.

Ëndrra e saj për t’u bërë aktore u nxit dhe nga babai saj, i cili në rininë e hershme kishte dashur edhe vetë që të bëhej aktor, por nuk mundi. Ëndrrën e parealizuar, babai e nxiti tek e bija, e cila e realizoi duke u bërë jo vetëm një aktore, por edhe një nga më të suksesshmet në Shqipëri.

Rolet e saj në filmat shqiptarë janë të shumta si: Lule të kuqe, lule të zeza, Shpella e piratëve, Kush e solli Doruntinën, Rikonstruksioni, Taulanti kërkon një motër, Kur hidheshin themelet, Zonja nga qyteti, Beni ecën vetë, Rrugicat që kërkonin diell, Malet me blerim mbuluar, I teti në bronz.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion