Goditet grupi që trafikonte emigrantë, organizatorët e huaj drejtonin trafikun nga Tirana

Aktualitet

Goditet grupi që trafikonte emigrantë, organizatorët e huaj

Ahmed Kensova dhe Mohammed Alfahel janë personat të cilkët ishin në krye të grupit që merrej trafikun e emigrantëve.

Policia e Shtetit në një deklaratë për mediet ditën e sotme bëri me dije se ka finalizuar operacionin “Damask”.

15 persona janë arrestuar, nga të cilët 3 të huaj, me kombësi egjiptiane dhe siriane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë fazave të mëparshme të hetimit janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 hetohen me masën e sigurisë “Arrest në burg”, pa afat, ndërsa 2 me masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Policia ka shpallur në kërkim 4 shtetas dhe sipas informacioneve 3 prej tyre janë jashtë vendit dhe po ndiqen procedurat urgjente për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të tyre.

Çfarë u sekuestrua

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë sekusetruar 10 automjete, rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë.

Shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë shtetasve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në RSH nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë.

Gjatë hetimit është dokumentuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm së shtetasit e huaj janë organizatorë dhe financues të kësaj veprimtarie kriminale

ME TE LEXUARAT