“Babin ma vranë pa faj” rrëqeth djali i mitur i një prej vëllezërve të vrarë në Roskovec
Ditën e sotme në Apelin me Judiksion të Përgjithshëm u zhvillua seanca për Altin Kukën, dhe dy djemtë e tij të arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Lavdimir dhe Gramos Kurtaj në Roskovec.
Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Kukën, për dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka, 21 dhe 18 vjeç.
Ata ankimuan masën e gjykatës së shkallës së parë Fier, në Apel, por trupa e gjykimit la në fuqi vendimin e datës 13 shtator.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Por e dhimbshme ishte pamja para gjykatës. Të veshur me të zeza, nëna me flokë të bardha, vajza dhe gratët me lot në sy kanë qarë dhe protestuar para Apelit ndërsa bëjnë thirrje për dënim maksimal për Kukën, dhe dy djemtë e tij të arrestuar.
Dy fëmijë mbajnë në dorë portretet e dy vëllezërve Lavdimir dhe Gramos Kurtaj të vrarë në fshatin Kurjan të Roskovevit nga Altin Kuka më 10 shtator 2024. Rrëqethëse ishin fjalët e të miturit i cili i përlotur tha: Babin ma vranë pa faj. Ai po pinte kafe, dhe po bënte muhabet. Ai i shkrujati mesazh dhe i tha do marrim kallashin dhe erdhi i vravi. Babi do ishte fshehur.
Si ndodhi ngjarja tragjike më 10 shtator:
Ishte sherri mes dy djemve të një prej viktimës dhe të autorit, që u bë shkak për vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, u ekzekutuan me automatik nga Altin Kuka. Ngjarja e rëndë u shënua në orën 14:00 të 10 shtatorit 2024 para një lokali të vogël në pronësi të familjes, Kurtaj, shumë pranë banesave të viktimave.
Lavdimir Kurtaj 46 vjeç dhe Gramos Kurtaj 52 vjeç ndërruan jetë në vendngjarje. Ndërsa autori u vetëdorëzua në polici menjehere pas krimit së bashku me armën automatik.
Altin Kuka ishte nga Fieri, por që kishte lindur në Kurjan dhe kishte shkuar bashkë me të birin 21 vjeç në Kurjan të Roskovecit për t’u sqaruar pas një konflikti që kishte pasur i biri me djalin e Gramos Kurtajt.