Gardisti që qëlloi veten në "Qytet Studenti" është vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj!

Aktualitet

Gardisti që qëlloi veten në "Qytet Studenti"

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në 'Qytet Studenti'.

Nga ku një efektiv i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit paraditen e kësaj të marte.

Lidhur me ngjarjen e rëndë Policia e Tiranës dha detajet e para për mediat duke theksuar se gardisti qëlloi veten.

Punonjësi i Gardës mësohet të jetë, Henri Haxhiraj, vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj.

Ai është dërguar me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion