VIDEO/ Mateo kalon kufijtë e ngacmimeve, Brikena shfaqet me të nx*ra në krah

Showbiz

VIDEO/ Mateo kalon kufijtë e ngacmimeve, Brikena shfaqet me të nx*ra

Pamje shqetësuese nga shtëpia/ Brikena shfaqet me të nxira në krah, ndjekësit bëjnë fajtor Mateon: Po përdor forcë fizike

Shtëpia e “Big Brother VIP” është gjithmonë nën vëzhgimin e rreptë të publikut, dhe duket se asnjë detaj nuk i shpëton syrit të mprehtë të ndjekësve.

Së fundmi, një pamje e shkëputur nga transmetimi i përditshëm ka ngritur një alarm të vërtetë dhe shqetësime të mëdha në rrjetet sociale.

Gjatë një momenti ku dyshja Mateo dhe Brikena shihen të ulur pranë njëri-tjetrit në kuzhinë, kamerat kanë kapur një detaj mjaft shqetësues në trupin e banores.

Siç shihet qartë edhe nga videoja që po bën xhiron e rrjetit, në krahun e Brikenës dallohet një shenjë e madhe e nxirë.

Menjëherë pas publikimit të kësaj pamjeje, ndjekësit kanë shpërthyer në aludime dhe akuza të forta drejtuar Mateos. Publiku i rregullt i formatit ka vënë në dukje se Mateo shpesh i kalon kufijtë me ngacmimet e tij të vazhdueshme fizike ndaj saj.

Sipas qindra komenteve, ai tenton të jetë tepër insistues, duke e kapur me vrull apo duke përdorur “forcë me shaka” gjatë momenteve të tij të eksitimit dhe afrimitetit.

Nga ana tjetër, vihet re se Brikena, shpeshherë e vendosur në siklet nga këto veprime të pamenduara mire, përpiqet të mos i bëjë të mëdha reagimet e saj për shkak të pranisë së kamerave./BBVA5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion