Vëllai i Jul Dedës akuzon produksionin, nxjerr FOTO të tjera të Eglës në makinë jashtë BBA VIP
Nxjerrja e Egla Cenos nga Big Brother, dhe izolimi i saj ne dhomen e bardhe, vazhdon ende të përflitet nëpër rrjetet sociale e kjo për faktin se mbrëmjen e djeshme u injorua fakti që aktorja ishte fotografuar jashtë shtëpisë duke ecur rrugëve të Tiranës.
Mbremjen e te martes, moderatori Ledion Liço u shpreh se Egla ka qëndruar e izoluar 48 orët e fundit, duke treguar edhe pamjet nga izolimi i saj, ama pamjet që qarkulluan në rrjet nuk u përmendën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Diten e sotme, ka reaguar dhe vëllai i Jul Dedës, Mario Deda, me anë të një story në rrjetin social "Instagram" ku shkruan se 48-orëshi i Eglës në dhomën e bardhë është mashtrim, teksa publikon një foto tjetër të Eglës duke hipur në një makinë.
Ne fakt, aludimet per ate qe po ndodhte me Egla Cenon, u perhapen qe prej dites se dyte te daljes se saj nga shtepia.
Kjo pasi ne rrjet u bene publike foto te Egla Cenos ne rruge me dy persona, per te cilet u tha se ishin staf i emisionit Big Brother.
Gjithsesi tashme Egla, Meritoni dhe Ilnisa jane vecuar ne dhomen e bardhe pas perplasjes qe paten mes tyre brenda shtepise, nderkohe qe te shtunen, dy prej tyre kthehen ne shtepi dhe njeri, do skualifikohet bazuar ne votimin e publikut.