Inskenoi vdekjen e tij në Pukë/ Gjykata e Shkodrës jep dënimin për italianin Davide Pecorelli

Aktualitet

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë/ Gjykata e Shkodrës jep

Gjykata e Shkodrës ditën e sotme ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoj vdekjen e tij, Davide Pecorellin.

Pecorelli ka qenë i përfaqësuar nga dy avokatët e tij Andrea Castori dhe Massimo Brazzi .

Prokurori i çështjes ka kërkuar 12 vite burg, ndërkohë që gjyqtari io Shkodrës Arbër Cela i ka dhënë 4 vite burgim i cili sipas gjyqtarit mund të pezullohet me kusht ose shndërruar në punë të dobishme shoqërore.

Ndërkohë që për ekstradimin e tij , seanca dëgjimore para Gjykatës së Apelit të Perugias për të vendosur kërkesën për ekstradim të Z. Pecorelli është caktuar për 28 maj 2024 e cila, megjithatë, aktualisht nuk duket të jetë e ekzekutueshme.

Ndërkohë që vetë Davide Pecorelli është shprehur se shumë shpejt do të jetë në Shqipëri ( Vlorë) për të qartësuar historinë që ai vetë inskenoj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion