Vdes në moshën 87 vjeç regjisori dhe dramaturgu iranian Bahram Beizaei

Një nga regjisorët dhe dramaturgët më të shquar të Iranit, Bahram Beizai, vdiq sot në moshën 87 vjeç në Shtetet e Bashkuara, ku kishte jetuar për shumë vite, sipas raportimeve të mediave iraniane.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Beizaei drejtoi dhjetë filma artistikë, dhjetëra shfaqje dhe botoi libra të shumtë, përfshirë disa mbi teatrin iranian.
"Ai luftoi kancerin", theksoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA e Iranit, duke raportuar vdekjen e tij sotë ,në të njëjtën ditë me ditëlindjen e tij të 87-të.
Zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Mohammad Reza Aref, foli për humbjen e "njërit prej zërave më të thellë në historinë moderne të artit iranian" dhe një "figure të shquar në kujtesën kulturore të vendit".
Mitologjia persiane, si dhe historitë fetare shiite, zënë një vend qendror në veprën e Beizai-t.
I censuruar vazhdimisht për shkak të interpretimeve politike të veprave të tij, ai u vendos në Shtetet e Bashkuara dhe dha mësim në Departamentin e Studimeve Iraniane në Universitetin Stanford në Kaliforni.
Familja e tij ishte e besimit Bahá'í, një fe abrahamike që u ndalua dhe u persekutua në Iran pas revolucionit islamik të vitit 1979.
Megjithatë, Beizai nuk kishte besime specifike fetare.
Që nga fillimi i viteve 1970, ai është vendosur si një nga figurat më të rëndësishme në valën e re të kinemasë iraniane, veçanërisht me filmat "Averse" (1971), "The Stranger and the Fog" (1974) dhe "The Crow" (1976).
Pas Revolucionit Islamik, Beizai drejtoi, ndër të tjera, filmin "Bashu, the Little Stranger", i cili tregon historinë e një fëmije viktimë të Luftës Iran-Irak (1980–1988).
Ai gjithashtu shkroi skenarin për filmin "The Fateful Day", i cili u publikua në vitin 1995 dhe konsiderohet si një nga filmat më të rëndësishëm iranianë për vdekjen e Imam Huseinit, një figurë qendrore në Islamin Shiit.


