U shua në moshën 4-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës së reperit të njohur

Showbiz

U shua në moshën 4-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së
Vajza e reperit të njohur Fetty Wap ka ndërruar jetë në moshën 4-vjeçare. Lajmin e vdekjes e vogëlushes e konfirmoi nëna e saj.

Gjatë një videoje live, reperi ju kërkoi fansave që t’i dërgonin sa më shumë flutura, sepse vajza e tij e ndjerë i kishte shumë qejf.

“A mund të më bëni një nder? Postoni të gjithë flutura. Të gjithë flutura. Ajo i dashuronte fluturat. Nëse ju mund ta bëni këtë gë, do të thotë shumë për mua”, u shpreh Fetty ëap.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Lauren e konfirmoi nëna e saj, Turquoise Miami, me një postim prekës.

“Kjo është princesha ime sirenë e mrekullueshme, e bukur, e dashur, e talentuar, e zgjuar dhe e dëgjuar. Nëse e shikoni këtë postim lini një koment ose thoni me vete ‘Të dua Lauren’ , sepse thonë se shpirtrat mund ta ndjejnë dashurinë tuaj”, shkroi nëna e saj.

Së fundmi, është bërë i ditur shkaku i vdekjes së vajzës së reperit. Vogëlushja e ndjerë ndërroi jetë si pasojë e një aritmi kardiake fatale për shkak të komplikimeve të një anomalie kardiake që e kishte që nga lindja.

 

ME TE LEXUARAT