Po ndiqej nga policia, i riu shkakton aksident masiv, përplaset me 7 mjete të tjera, plagosen dhjetëra persona

Një i ri, i cili po përpiqej t'i largohej policisë, ka shkaktuar aksident masiv në Nju Jork.
Policia ka deklaruar se ishte vendosur në ndjekje të mjetit, pasi ky i fundit, ishte duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe dyshohej, se shoferi ishte duke tymosur kanabis.
Video e ndjekjes dhe më pas e përplasjes masive, është regjistruar nga një artist tatuazhesh, i quajtur David Peres.
Në pamje, shihet se si shoferi i makinës që ishte në ndjekje, pasi kryen përplasjen, tenton të largohet në këmbë.
Nuk dihet ende nëse shoferi është arrestuar, ndërsa dëmet materiale përllogariten si tepër të mëdha.


