U nda nga burri dhe abortoi fëmijën?! Flet Fjolla Morina nga arratia: Media të mos merret me mua...

Showbiz

U nda nga burri dhe abortoi fëmijën?! Flet Fjolla Morina nga arratia:

Fjolla Morina ndodhet në arrati pasi është dënuar me 6 vite burgim për armë mbajtje pa leje. Për këngëtaren tashmë është lëshuar dhe një fletë arresti ndërkombëtar. Kjo gjë bëri që këngëtarja për një kohë të ‘zhduket’ edhe nga Instagrami, duke u rikthyer sërish.

Mirëpo, në rrjet u tha se martesa e saj me Fisnik Sylën ka dështuar. Duke mos mjaftuar me kaq, u bë e ditur që Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me biznesmenin.

Deri më tani, çifti nuk e kanë bërë asnjë deklarim publik.

‘Express Rozë’ ka telefonuar këngëtaren Fjolla Morina për të marrë një koment nga vetë ajo. Këngëtarja fillimisht nuk e ka hapur telefonin, por më pas ka telefonuar dy herë në redaksi duke mohuar këto informacione. Ajo tha se nuk është e vërtetë që është ndarë nga burri e as që ka abortuar.

Teksa nuk dëshiroi që të komentonte më shumë, ajo tha se arsyeja e mospublikimit të fotografive në rrjete sociale është se po i kushton vëmendje procesit gjyqësor në Shqipëri. Në fund ajo kërkoi që mediat të mos merren më me të.

ME TE LEXUARAT