Në një lidhje? Arsimi sqaron të vërtetën e marrëdhënies me Antonelën

Showbiz

Në një lidhje? Arsimi sqaron të vërtetën e

Pas ndarjes nga Ana, Arsimi nisi të shfaqej shumë afër konkurrentes tjetër të “Për’puthen”, Antonelën. Fillimisht ata nisën t’i bënin dedikime romantike njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe kështu nisën dyshimet se mes tyre ka lindur një histori dashurie. Antonela publikoi në profilin e saj një foto të Arsimit e përkrah saj shkroi:

“I dashuri im duket kaq bukur veshur me Dolce & Gabbana”.

Ndërsa Arsimi ja ktheu: “Ti je mariuana ime”.

Në një lidhje? Arsimi sqaron të vërtetën e

Përveç këtyre dedikimeve me dashuri, ata publikuan bashkë një video nga Milano, ku treguan se ishin takuar rastësisht. Mirëpo ndjekësit e dyshes nuk e besuan këtë gjë dhe vazhdojnë ende dyshimet se Antonela dhe Arsimi do të kenë diçka më shumë përtej miqësisë së tyre.
Por Arsimi sot i ka sqaruar të gjithë dhe ka treguar se ç’po ndodh realisht mes tij dhe Antonelës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, Arsimi tha se Antonela i pëlqen, por mes tyre nuk ka asgjë. Ai tha se përveç miqësisë, ata i lidh tashmë një projekt muzikor, për të cilin po punojnë bashkë.

“Antonela më pëlqen është një vajzë e bukur, por nuk ka asgjë mes nesh. Ne do të kemi një projekt bashkë. Bëhet fjalë për një projekt muzikor”, tha Arsimi, por ai nuk e zbuloi se çfarë roli do të ketë Antonela.

Sa i përket takimit të tyre në Milano, ai tha se ndodhi me të vërtetë rastësisht.

“Është e vërtetë që kemi pasur një takim në Milano. Unë shkova për të takuar familjen dhe disa shok në Milano, edhe Antonela takoi familjen dhe vendosëm që të takohemi edhe ne të dy, sepse kur je në emision krijon edhe shoqëri. Por ishte rastësisht, nuk kemi planifikuar asgjë. Isha unë aty, më shkruajti i shkrova dhe u takuam. Xhirimet e klipit nuk janë realizuar në Milano, porjanë në shumë vende”, tha Arsimi.

Sa i përket dedikimit në Instagram, ku Antonela e quajti i dashuri im, Arsimi shpjegoi:

“Ajo është një këngë rap gjermanisht edhe është e Loredanës me Zuna, është shumë e dëgjuar. Nuk besoj se më referohet mua Antonela si i dashuri i saj”.

Ndërsa për marrëdhënien me Anën, Arsimi tha se nuk komunikon më me të dhe se kanë mbyllur çdo gjë bashkë.

ME TE LEXUARAT