Ulet numri i rasteve të reja me Covid, 3 viktima dhe 42 të infektuar në 24 orët e fundit
Ulet numri i infektimeve në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar 42 raste të reja dhe 3 humbje jete.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2707 testime, 1011 të shëruar, 42 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2707 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 42 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korccë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (12 Maj 2021) Raste të reja ditore 42 Të shëruar në 24 orë 1,011 Të shtruar në spitale 88 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 2,707 Testime totale 665,935 Raste pozitive 131,845 Raste të shëruara 120,072 Raste Aktive 9,350 Humbje jete 2,423 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 7685 Shkodër278 Fier 224 Korçë 216 Gjirokastër 212 Durrës146 Vlorë 160 Elbasan 126 Lezhë 101 Berat 87 Dibër 63 Kukës 52