U eliminua nga "BBV", pendohet Xheisara: S'duhet të kisha treguar historinë e familjes sime

Showbiz

U eliminua nga "BBV", pendohet Xheisara: S'duhet të kisha

Xheisara, banorja që la shtëpinë e Big Brother gjatë spektaklit të së martës tregoi se donte të bënte një tjetër lojë por zgjodhi të qëndronte e qetë.
Në emisionin “Fan Club”, Xheisara u shpreh se u pendua që zbuloi historinë e familjes po ishte në një moment kur kishte nevojë që të dinte se çfarë bëhej me të afërmit e saj që ndodheshin jashtë.

Xheisara: Unë qaja dhe kot aty brenda por në disa momente më dukej sikur asnjë nga njerëzit që doja nuk ishte më dhe nuk kisha mundësi t’i thoja se sa shumë i kam dashur dhe sa shumë i dua. Historinë e familjes nuk do të doja ta kisha thënë. 

Nëse unë e thashë, ishte një moment kur kisha shumë nevojë të dija se çfarë po bëhej jashtë me të shtëpisë time dhe mendoj se nëse do të kisha vazhduar, atëherë do kisha dalë në Xheisarën që të tjerët kanë njohur jashtë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në momentin e parë që kam hyrë, kam qenë me këmbë të para dhe super energjia ime që do bëja çfarë të doja dhe do të tregoja atë pjesën që jam grifshë. Nuk e bëra unë atë gjënë. Kam menduar të njëjtën Xheisarë që jam jashtë, jam e qeshur, duroj shumë ama nëse e kalon cakun, shpërfytyrohem dhe nxjerr thonjtë. 

Nëse do kisha bërë grifshën gjatë gjithë kohës, njerëzit mbase nuk do ma kishin kuptuar dhe vendosa që mes grifshës dhe Xheisarës së edukuar të bëja këtë gjë sepse unë ndihesha më rehat. Kur hyra brenda kisha shumë energji dhe më thanë “do shikosh në vazhdim se çfarë do të ndodhë.” Sado energjik të jesh, duhet kohë përshtatje”, tha Xheisara.

ME TE LEXUARAT