Atentat mafioz në Belgjikë, ekzekutohet krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjas

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Belgjikë një mbrëmje më parë. Mësohet se të shtunën i është bërë atentat Bledar Muçës, ku dhe ka mbetur i vrarë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Anverse.
Muça nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi konsiderohej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapja.
Florenc Çapja akuzohet si porositës për ekzekutimin në 15 gusht të vitit 2012 të Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan. Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro.
Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoni për të humbur gjurmët.


