Tek “Piranjat” e denoncoi si mashtrim, si BBV “detyroi” Ledjonën të reklamojë kompaninë “Ritello”

Showbiz

Tek “Piranjat” e denoncoi si mashtrim, si BBV “detyroi”

Ju kujtohet “Ritello”? Kompania gjermane trokiste në dyert e qytetarëve me agjentë për të shitur filtrin e ajrit dhe fshesën me korent, derisa u zbulua se ishte një mashtrim.

Mirëpo, televizioni “Top Channel” e ka rikthyer në vëmendje gjatë spektaklit të “Big Brother Vip” e madje ka përzgjedhur Ledionën të reklamojë të njëjtin produkt që pak kohë më parë emisioni investigativ “Piranjat” demaskoi mashtrimin e bërë ndaj qytetarëve.

Kompania arriti t’i shiste një cifti të moshuarish fshesën e korentit me çmimin e kripur 2400 euro duke i joshur fillimisht me një filtër ajri dhuratë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndonëse ishte mes gazetarëve që e raportuan këtë mashtrim, Ledjona nuk hezitoi të pranonte kërkesën e “Vëllait të Madh” për t’i reklamuar publikut shqiptar, produktin i cili mesa duket vazhdon të jetë në treg.

Ledioni: Kompania Ritello ka menduar t’iu lehtësojë më shumë pastrimin e shtëpisë, sespe siç edhe pjesa tjetër e jona ka vënë re, që ajo tjetra nuk as atë pjesën që fshin, por ka vetëm një tub. Unë nuk e di si fshin me atë.

Lediona: Njëri e mban, dhe tjetri e heq për ta pastruar më mirë.

Ledioni: Pastaj e keni parë që Arta përton që të ulet, prandaj merr një lecë dhe e vë te këmba, edhe fshin

Fationi: Shpëtuam Ledion më në fund.

Lediona: O sa mirë!

Ledioni: Lexoni zarfin që keni aty.

Fationi: Ritello, e njoh si firmë

Ledioni: Ja shpëtuat edhe nga alergjitë.

Fationi: Ka lezet pra, Ritello

Lediona: O zott! Banorë, kompania gjermane Ritello ka menduar tiu lehtesojë me pjesën më të madhe të punëve, duke iu dhuruar një aparaturë profesionale pastrimi, e cila gjithashtu është kundër alergjive. Aman se na vdiqën nga alergjia me atë pluhurin që e mbledhin. Ritello ju ndihmon jo vetëm me pastimin e ambientit, por edhe me aromatizimin e ajërit./Iconstyle.

 

ME TE LEXUARAT