Punonjësi humbi jetën nga rryma elektrike – Prokuroria e Kukësit merr nën hetim drejtorët e Bashkisë Tropojë

Aktualitet

Punonjësi humbi jetën nga rryma elektrike – Prokuroria e

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka urdhëruar ndalimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Turizmit dhe Transportit në Bashkinë Tropojë, shtetasit N.Gj., si dhe të teknikut të mirëmbajtjes së rrugëve, G.H. Zyrtarët e bashkisë u ndaluan nën akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, vijim i hetimeve për aksidentin fatal me bazë mungesën e sigurisë në punë.

Hetimet lidhen me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 8 shtator 2026 në fshatin Bujan të Tropojës. Katër punonjës të bashkisë — M.S., A.D., I.D. dhe A.A. — po punonin për montimin e një shtylle të ndriçimit rrugor në zonë, ku gjatë procesit të ngritjes kanë rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me përcjellësit elektrikë.

Si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, punonjësi M.S. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre punonjësit e tjerë kanë mbetur të plagosur me dëmtime trupore.

Ndalimi i dy zyrtarëve u krye në kuadër të procedimit penal nr. 390 të vitit 2026. Sipas organit të akuzës, drejtori dhe tekniku i bashkisë nuk kanë garantuar kushtet teknike dhe ligjore të mbrojtjes në punë për punonjësit e terrenit, duke sjellë për pasojë humbjen e jetës së njërit prej tyre dhe rrezikimin e tre të tjerëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion