Gjendet trup i huaj në sallamin “Galbanetto” në Conad, AKU-ja kërkon tërheqjen nga tregu

Aktualitet

Gjendet trup i huaj në sallamin “Galbanetto” në Conad,

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një paralajmërimpër konsumatorët pas një njoftimi të mbërritur nga sistemi europian RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed).

Sinjalizimi i ardhur nga autoritetet italiane ka klasifikuar me “risk serioz” për shëndetin praninë e një trupi të huaj në produktin SALAME GALBANETTO G230 c.a, i cili është importuar edhe në tregun shqiptar.

Sipas të dhënave zyrtare të alertit me numër reference 12364615, loti i prekur nga ky problem është L.264173 me datë skadence 23/10/2026.

Produkti është eksportuar nga kompania Conad në Itali dhe është futur në tregun vendas përmes Conad Albania.

Pasi Shqipëria është etiketuar zyrtarisht për ndjekjen e këtij rasti, AKU u bën thirrje të gjithë qytetarëve që e kanë blerë këtë produkt apo e kanë në gjendje, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë mbrapsht pranë pikave ku e kanë blerë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion