Stresi harron Keisin, reperi nis një romancë të re

Showbiz

Stresi harron Keisin, reperi nis një romancë të re

Stresi ka nisur një lidhje të re! Po, me sa duket, reperi e ka harruar ish-bashkëshorten e tij, Keisin, të cilën e ka përmendur gjatë gjithë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova.

Stresi ka vendosur të ecë përpara dhe këtë e ka konfirmuar vetë ai. Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, Stresi u pyet se pse kohët e fundit ka qenë “serioz”, ndryshe nga si publiku është mësuar zakonisht ta shikojë të shoqëruar me vajza.

Këtij komenti, reperi iu përgjigj: Jam duke u njohur me dikë dhe normalisht jam i fokusuar diku tjetër! Stresi nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë, por duket se gjërat qenkan mjaft serioze.

ME TE LEXUARAT