Soni Malaj thyen heshtjen për “sherrin e bujshëm” me Jonida Maliqin: Unë isha e fejuar me Florin, ia fusin kot

Showbiz

Soni Malaj thyen heshtjen për “sherrin e bujshëm” me

Këngëtarja Soni Malaj ka reaguar ndaj aludimeve për një konflikt të hershëm me artisten Jonida Maliqi, duke i cilësuar të gjitha si thashetheme të pavërteta.

Gjatë një bisede me banorët në Ferma VIP, artistja tregoi se u surprizua nga lajmet që pretendonin se ajo kishte pasur debate me Jonidën dhe se shkak ishte bërë Flori Mumajesi.

Sipas saj, raportimet kanë deformuar deklaratat dhe kanë krijuar histori që nuk kanë ekzistuar kurrë.

“I thashë Arbanës, a janë për 1 prillin këto? Ishte gjoja që kam pasur debate me Jonidën, ndërkohë që nuk ka ndodhur kurrë”, tha Soni Malaj.

Ajo tregoi gjithashtu se kur Jonida Maliqi përfundoi rrugëtimin e saj në spektakël, ishte mërzitur shumë dhe madje kishte qarë për largimin e saj.

“Kur doli Jonida, unë u mërzita realisht sepse ishte konkurrente e fortë dhe kam qarë për të”, u shpreh këngëtarja.

Soni Malaj hodhi poshtë edhe pretendimet se ajo dhe Jonida Maliqi janë përplasur për veshje apo për marrëdhënien me Flori Mumajesi, duke i cilësuar këto histori si “futje kot”.

ME TE LEXUARAT