Si do ta presë Romeo?! Ish i dashuri italian i Heidit futet sot në Big Brother

Showbiz

Si do ta presë Romeo?! Ish i dashuri italian i Heidit futet sot në Big

Heidi Baçi, aktualisht konkurrente në formatin më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, u bë pjesë e “Grande Fratello” këtë sezon dhe e la në mes garën me kërkesë të babait të saj pas një lidhje që krijoi me aktorin rreth 20 vite më të madh, Massimiliano Varrese.

Heidi u njoh me 47-vjeçarin Massimiliano Varrese krijoi një lidhje me të brenda “Grande Fratello”, por kjo lidhje u gjykua nga shumë teleshikues, dhe nuk u pranua nga babai i saj i cili shkoi dhe i kërkoi të linte në mes garën.

Pas këtij momenti Heidi i kërkoi ndjesë të atit dhe la shtëpinë me arsyetimin “Për arsye personale”. Më pas Heidi u bë pjesë e shtëpisë së ‘BBV3’ ku krijoi një marrëdhënie me Romeo Veshja.

E teksa Massimiliano u bë shkak që ajo të linte garën e “Grande Fratello”, blogeri Olti Curri la bërë me dije se ish-i i saj do të futet sot në BBV për t’u sqaruar me Heidin.

“Jo nuk është e mundur, unë jam në të madhen e të bukurën Firenze dhe zogu më lajmëron që sot do hyjë në BB VIP Massimiliano për Heidin. Zjarr…“- thotë Olti.

Heidi Baçi nuk ka dashur të flasë shpesh për lidhjen me Massimilianon edhe pse është ngacmuar dhe komentuar nga banorët. Madje në një nga netët live, Ledion Liço e ka pyetur nëse e ka marrë malli për Massimiliano Varrese.

Askush nuk i kushtoi rëndësi, por si duket është një plan nga produksioni për të futur në shtëpi aktorin italian. Edhe më herët është aluduar se ai mund të futej në BBV pasi i kishte bërë follow faqes së ‘Top Channel’.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion