Si në filma/ Vriten dy policë në Francë, i burgosuri arratiset

Aktualitet

Si në filma/ Vriten dy policë në Francë, i burgosuri

Dy oficerë burgu francezë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm pranë Rouen, Normandi.

Skena ka ndodhur si në filma. I burgosuri po dërgohej për në gjykatë, kur makinës së policisë i dalin në pritë bashkëpunëtorët e të burgosurit ku dhe ka nisur shkëmbimi i zjarrit.

Prokurorët francezë e identifikojnë të burgosurin si Mohamed Amra, i lindur në 1994. Ai ishte dënuar për grabitje të rëndë dhe është akuzuar për rrëmbim.

Oficerët u qëlluan me armë nga bashkëpunëtorët e të burgosurit, sipas ministrit francez të drejtësisë Eric Dupond-Moretti.

Qindra policë dhe xhandarë janë përfshirë në aksion. Sulmi ndodhi rreth orës 11:00 pranë një kabine pagese në autostradën A154.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se po bëhet gjithçka për të gjetur autorët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion