Shuhet në moshën 72-vjeçare aktori i njohur i “Nikita” dhe “Puthja e dragoit” (FOTOT)

Showbiz

Shuhet në moshën 72-vjeçare aktori i njohur i

Aktori i mirënjohur francez me origjinë turke, Tcheky Karyo, i cili u shfaq në rreth 80 filma, përfshirë “The Bear” (Ariu) të Jean-Jacques Hanau, “Nikita” të Luc Besson dhe “Puthja e dragoit” me aktorin aziatik Jet Lee, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

“Gruaja e tij Valerie Kerouzore dhe fëmijët njoftojnë me trishtim të thellë vdekjen e Tcheky Karyo, i cili humbi betejën me kancerin të premten, më 31 tetor”, thuhet në deklaratën e familjes.

I lindur në Stamboll në vitin 1953, Tcheky (Tseky, Ceki) Karyo u bë i famshëm në fund të viteve 1980 falë rolit të tij kryesor në filmin “Ariu”, ku luante rolin e një gjuetari arinjsh të penduar.

Shuhet në moshën 72-vjeçare aktori i njohur i

Një tjetër sukses i madh pasoi, në vitin 1990, kur ai luajti rolin e një agjenti të shërbimit sekret që rekruton “Nikitën” dhe e stërvit atë për t’u bërë një vrasëse profesioniste, në filmin e Luc Besson, i cili shpërtheu kinematë botërore dhe u bë trend për të apasionuarit pas spiunazhit, por edhe hit muzikor.

Shuhet në moshën 72-vjeçare aktori i njohur i

Karyo kishte bashkëpunuar gjithashtu me Jean-Pierre Genet (“Amelie” në vitin 2001), brazilianin Walter Salles (“Terra Estrangeira” në vitin 1995) dhe amerikanin Ridley Scott (“1492: Kristofor Kolombi”, në vitin 1992), një tjetër kast i suksesshëm ky.

Shuhet në moshën 72-vjeçare aktori i njohur i

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion