Maldivet bëjnë histori! I pari vend në botë që vendos ndalim të përhershëm të duhanit për të rinjtë e lindur pas 2007

Bota

Maldivet bëjnë histori! I pari vend në botë që vendos

Maldivet nga 1 nëntori kanë filluar të zbatojnë vendimin për ndalim e pirjes së duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, duke u bërë i vetmi vend me një ndalim brez pas brezi të duhanit.

Masa e cila u iniciua nga presidenti, Mohamed Muizzu hyri në fuqi më 1 nëntor dhe ka qëllim që të mbrojë shëndetin publik dhe do të promovojë breza pa duhan.

“Sipas dispozitës së re, individëve të lindur më 1 janar 2007 ose pas kësaj date u ndalohet blerja, përdorimi ose shitja e produkteve të duhanit brenda Maldiveve”, shtoi ajo.

Masa vlen edhe për vizitorët që do të shkojnë në ishujt e tyre koralorë.

Ministria e Shëndetësisë tha se gjithashtu është i ndaluar importi, shitja, shpërndarja, posedimi dhe përdorimi i cigareve elektronike. Ky vendim është për të gjithë individët pavarësisht nga mosha.

Shitja e produkteve të duhanit një personi të mitur mbart një gjobë prej 50,000 rufija (3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve elektronike mbart një gjobë prej 5,000 rufija (320 dollarë).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion