Sara ka zbuluar se cili është banori që mbështet brenda shtëpisë së BBV3

Showbiz

Sara ka zbuluar se cili është banori që mbështet brenda

Mbrëmjen e kaluar, Sara Hoxha ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht që nuk i kanë munguar pyetje në lidhje me show-n televiziv, “Big Brother Vip 3”.

Sara, e cila së fundmi ka shijuar suksesin e paraqitjes së saj në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ka zbuluar së cili është banori që ajo mbështet në këtë format televiziv.

Fituesja e “DWTS1” ka pranuar që është një ndjekëse e rregullt e BBV3 dhe se personazhi që ajo mbështet është Romeo.

“A po e sheh BBV3? Për kë bën tifo”, shkruan një ndjekëse e Sarës.

“Big-u është bërë i paevitueshëm. Si ta ndjekësht, si mos ta ndjekësh, ti e di se cfarë po ndodh aty brenda. Jam pak subjektive sa i përket se për kë bëj tifo, duke qenë se Romeo është i vetmi që kam njohur edhe jashtë.

Me aq sa e kam njohur, kam kuptuar që zemrën e ka në vendin e duhur dhe do më bëhej qejfi shumë nëse do e fitonte”, përgjigjet Sara në Instastory.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion