“I rri i vogël kostumi i vendit”/ Fevziu: Rama nuk merret me administrimin e Shqipërisë

Aktualitet

“I rri i vogël kostumi i vendit”/ Fevziu: Rama nuk merret me

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk merret me administrimin e vendit por me gjërat ndërkombëtare.

I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipi, Fevziu ka deklaruar se detyrën e administrimit të Shqipërisë u aka deleguar të tjerëve.

Ai thekson se shumë njerëzve u rri i vogël kostumi i vendit.  

“Nëse më pyet mua që a ka problem që bëhen samite unë them jo. Nuk është lajm pozitiv vetëm për Edi Ramën.

Që Rama nuk merret me administrimin e Shqipërisë kjo është e dukshme. Ai iu ka deleguar detyrat të tjerëve. Merret me gjëra ndërkombëtare. Kjo është jeta e tij. Shumë njerëzve u rri i vogël kostumi i vendit. Edhe Nano e kishte. Disa kryeministra të vendeve janë aparatiçikë të rëndomtë, por kanë pas ekonomi të mëdha, biznese të fuqishme. 

Administrimi i vendit është problemi kryesor i vendit. E ka ndihmuar rritja e turizmit. Ka ndikuar te njerëzit që nuk rrimë më aq shumë më kafe. Por problemi është se çfarë do të bëjë me ritmet normale të zhvillimit. Kur moda të ikë pas 4-5 vjetësh, a do të jeta Shqipëria një vend që do të bëjë ekonomi normale?”, ka thënë Fevziu

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion