Salsano Rrapi kërcen mbi turmë, askush s’e pret dhe rrëzohet në tokë

Showbiz

Salsano Rrapi kërcen mbi turmë, askush s’e pret dhe

Një incident gjatë një aktiviteti festiv në Bulqizë nuk e ndaloi aspak humoristin e njohur Salsano Rrapi. Teksa ishte në mes të një skeçi, ai rrëshqiti dhe u rrëzua keq nga skena, duke përfunduar në tokë mes të pranishmëve që nuk reaguan për ta ndalur.

Ngjarja ndodhi në kulmin e interpretimit, kur Salsano bëri një lëvizje si me shaka, duke u afruar drejt skajit të skenës, sikur do të hidhej mbi publikun. Në çastin e fundit ndaloi, por humbi ekuilibrin, rrëshqiti dhe u përplas në tokë.

Pavarësisht rënies, aktori nuk e humbi sensin e humorit. Ai publikoi vetë videon në rrjetet sociale me ironi karakteristike:
“Video më e plotë e hedhjes sime nga trampolina në Bulqizë…”

Ngjarja u kthye menjëherë në virale dhe ndjekësit nuk kursyen komentet plot humor dhe mbështetje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion