Tiranë/ Policia godet 4 raste të shitjes së drogës, 5 të arrestuar brenda 24 orëve

Aktualitet

Tiranë/ Policia godet 4 raste të shitjes së drogës, 5

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Bashkëpunimi”, ku gjatë 24 orëve të fundit janë goditur katër raste të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe janë arrestuar pesë persona të dyshuar për tregtim droge.

Gjatë kontrolleve intensive në kryeqytet, autoritetet sekuestruan doza kokaine dhe kanabisi, si dhe tre celularë dhe një automjet që dyshohet të jetë përdorur për aktivitetin kriminal. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Në pranga ranë shtetasit: Elson Tafa, Xhulian Osmanaj, Selgi Kryemadhi, Xhuliano Hysa dhe Franci Muro.

Më konkretisht, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. M., 24 vjeç, në Kamzë, i cili dyshohet se shiste doza kokaine kryesisht në bulevardin “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën doza droge.

Nga ana tjetër, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” arrestuan dy persona, E. T., 27 vjeç dhe Xh. O., 27 vjeç, pasi gjatë ndalimit në rrugën “Ali Kelmendi” iu gjetën doza kanabisi dhe dyshohet se automjeti i përdorej për shpërndarjen e drogës.

Në rrugën “Rrapo Hekali”, u arrestua edhe S. K., 23 vjeç, i cili u kap me doza kanabisi për shitje. Specialistët e Komisariatit Nr. 1 arrestuan gjithashtu Xh. H., 23 vjeç, pasi në kontroll në banesë iu gjetën doza kanabisi për shpërndarje.

Policia vijon kontrollet dhe luftën kundër tregtisë së paligjshme të drogës në Tiranë, duke bërë apel për bashkëpunim me qytetarët dhe informacione që ndihmojnë në goditjen e mëtejshme të këtij fenomeni.

ME TE LEXUARAT