Albin Kurti: Serbia s’ndalet, po tenton destabilizimin e Kosovës

Kosovë&Rajon

Albin Kurti: Serbia s’ndalet, po tenton destabilizimin e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka akuzuar sërish Serbinë për përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e vendit.

Në deklaratën e tij, Kurti u ndal edhe tek arrestimet e fundit që lidhen me spiunazhin, duke përmendur konkretisht emrat e Bojan Jevtiq dhe Igor Popoviq. Sipas tij, këto janë prova të qarta që mbështesin akuzat për ndërhyrje dhe kërcënime ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës.

“Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë, mirëpo institucionet e sigurisë dhe të inteligjencës në Kosovë janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve,” u shpreh Kurti.

Ai shtoi se arrestimet janë rezultat i hetimeve të bazuara në dëshmi konkrete, duke përmendur edhe rastin e fundit të arrestimit të një togeri të Policisë së Kosovës, më 17 korrik, dhe të Igor Popoviq.

Qeveria e Kosovës, sipas Kurtit, do të vazhdojë të jetë vigjilente dhe e vendosur për të mbrojtur integritetin dhe sigurinë e vendit nga çdo përpjekje për ndërhyrje nga jashtë.

ME TE LEXUARAT