Rudina Dembacaj feston ditëlindjen e vajzëz. Mungon babai? Ja postimi i tij në Instagram...

Showbiz

Rudina Dembacaj feston ditëlindjen e vajzëz. Mungon babai? Ja postimi

Aktorja Rudina Dembacaj ka festuar 5 vjetorin e të voglës së saj Viktoria. Me disa foto nga festa, Rudina është shfaqur me Vikin në prehër dhe Markun.

“Viki 5 vjeç. Sigurisht që Viktoria u stilua vetë”, ka shkruar Rudina krah fotove nga festa.

Nga pamjet duket se ish bashkëshorti i saj, Aleksi nuk ka qenë në festë. Megjithatë nuk dihet nëse ka qenë një zgjedhje e Rudinës për mos të ndarë foto, apo vërtetë kjo festë i ka gjetur në dy vende të ndryshme kësaj here.

Megjithatë me momentet e ndryshme të publikuara në rrjetet sociale, Rudina dhe Aleksi kanë treguar se janë të dedikuar plotësisht tek lumturia e vajzës së tyre. Ai postoi një video me të bijën në Instagram të shoqëruar me tekstin: “Gëzuar 5 vjetorin. Ti nuk e ke idenë se si prezenca jote ka ndriçuar jetën time me lumturinë tënde. Të dua vogëlushja ime.”

Po ditën e djeshme, Aleksi, i cili ka nisur një histori të re dashurie, ka publikuar një video ku një burrë pyetet se si vepron kur mëson se fëmija ka pësuar aksident dhe ai i përgjigjet: “Pikë së pari, a je mirë? Së dyti, të lutem më thuaj që është makina e nënës tënde.”

Nuk dihet nëse i referohet Rudina Dembacajt me këtë status apo jo./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion