Ministri serb filmohet duke folur me veten gjatë konferencës së Vuçiç

Gjate konferences se presidentit serb Vucic ka ndodhur nje situate e papritur. Në rrjetet sociale po qarkullon videoja nga konferenca për media në Serbi, ku shihet ministri serb Aleksandar Vulin qe duket se flet me veten.
Ndërkohë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç po mbante një fjalim, Vulin ishte ulur në një karrige, duke shfaqur mimika të çuditshme dhe duke buzëqeshur.
Në një moment ai qeshte, si duket me shakanë e tij, të cilën askush tjetër nuk duket se e dëgjon, pasi nuk ka asnjë reagim nga të pranishmit që ka pranë.
“Çfarë nuk shkon me të?” shkruan një person në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter.