"Të përgatitemi për valën e re të pandemisë...", Rama: Do marrim masa shtesë

Politikë

"Të përgatitemi për valën e re të

Kryeministri Edi Rama ka paralajmeruar se vendi duhet të përgatitet për valën e re të koronavirusit, të nxitur nga varianti “Omicron”.

Në konferencën e fundvitit për mediet, Rama foli për nevojën e rishikimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid 19.

“Deri tani ia kemi dalë, duke garantuar një jetë goxha të çliruar nga shtrëngesat dhe duke i dhënë mundësi ekonomisë që të fluturojë, për t’u larguar nga humnera ku ishim vitin e shkuar.

Sot jemi në kushtet ku duhet të përgatitemi për një valë të re, nga varianti i ri i Covid (Omicron) që po mbyll vendet e tjera. Ne nuk do të ngutemi, vetëm se duhet ta dimë që nuk mund ta kalojmë sikur nuk ndodh asgjë. Mbase disa masa duhen rimarrë, pa shtrënguar zinxhirin e jetës dhe ekonomisë”.

Kryeministri foli për një shërbim më të mirë shëndetësor. Sot, tha ai, kemi 56 autoambulanca të reja, që e ka çuar flotën në një numër optimal, ndërkohë që “Spitali Infektiv do të rindërtohet nga themelet dhe do të ketë të gjitha kushtet”.

Ndërkohë, shqiptarët mund të kalojnë jashtë natën e ndërrimit të viteve, pasi nuk do të ketë orë policore.

Komiteti i Ekspertëve njoftoi pak ditë më parë se nuk do të ketë kufizim orari natën e 31 dhjetorit. Por, teksa në vend është konfirmuar prania e variantit “Omicron” të koronavirusit, grumbullimet mund të ndikojnë në rritje të numrit të infektimeve.

ME TE LEXUARAT