Rozana përplaset me Eglin: Po bën pis njerëz për të rregulluar imazhin tënd

Showbiz

Rozana përplaset me Eglin: Po bën pis njerëz për të

Sot, Egli dhe Gjesti patën një përplasje mes tyre, në të cilën u përfshi edhe Rozana. Ajo tentoi t’i drejtonte disa pyetje Eglit, por këngëtari iu kundërpërgjigj duke i thënë: "Pse po ndërhyn?"

Gjatë diskutimit, Rozana e pyeti Eglit për arsyen e largimit të saj nga shtëpia, dhe ajo i përgjigj se kishte qenë e sëmurë. Në këtë moment, këngëtarja ia ktheu ashpër duke thënë se "të gjithë kanë qenë të sëmurë", por theksoi se Big Brother është një eksperiment social dhe se në një mjedis të tillë duhet të tregohesh i fortë dhe të mbijetosh me forca të veta.

Pjesë nga debati:

Egli: Kam hyrë të dal me dinjitetin që kam hyrë më 21 dhjetor, e kam sfidë me veten time.

Rozana: Pse duhej të dilje jashtë dhe t’a bëje pasi të vije?

Egli: Se isha e sëmurë.

Rozana: Të gjithë kemi qenë të sëmurë.

Egli: Po të kishe dalë edhe ti.

Rozana: Po nuk dola moj.

Egli: Po të bësh ç’të duash moj, është puna jote

Rozana: Prandaj quhet “Big Brother”, eksperiment social, të hash veten me dhëmbë, forca

Egli: Më ka sjellë publiku.

Rozana: E di pse të ka sjellë publiku? Të bësh këtë që po bën. Por ti po bën pis njerëz për të rregulluar imazhin tënd.

Egli: Nuk i kam bërë asgjë që kur kam ardhur.

Rozana: Ça ke kuptuar jashtë që nuk e kishe kuptuar brenda?

ME TE LEXUARAT