Ronaldo nxjerr anën tjetër të Luizit: Ja çfarë më ka thënë kur ka mësuar për babain tim

Showbiz

Ronaldo nxjerr anën tjetër të Luizit: Ja çfarë

Ronaldo Sharka ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për eksperiencën e tij brenda “Big Brother VIP”.

Gjatë bisedës në studio, ish-banori u pyet se nëse do i jepej mundësia që të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm për 15 minuta e të takonte Luizin, çfarë do i thoshte?

Gazetari u shpreh se Luizi nuk ka nevojë për informacione nga jashtë, pasi ai tashmë e ka kuptuar popullaritetin që ka.

“10 drona në ditë janë një tregues i popullaritetit. Dje kishte shkuar edhe një helikopter. Luizi e kupton se si shihet nga jashtë nga banorët e rinj që hynë aty.

Unë thjesht do e përqafoja. Luizi ka qenë i vetmi person që vinte në rulotë kur isha me Zhaklinën. Është i pari person që ka mësuar për babain tim. Më ka thënë do të marr në finale, pasi e dinte se ishte një nga dëshirat e babait.

Ai tha gjithashtu se në kohën kur ky nuk kishte krevat ku të flinte sepse në shtëpi ishte një banor më shumë, Luizi ishte i vetmi që kur ngrihej në mëngjes, e zgjonte në dhoma e ndenjes dhe i thoshte të shkonte të flinte në shtratin e tij. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion