“Romeo i ka kërkuar Erjolës që të lidhen”, Heidi paralajmëron moderatoren: Nëse dalin ato mesazhe…

Showbiz

“Romeo i ka kërkuar Erjolës që të lidhen”, Heidi

Ka pak kohë që në shtëpinë e “Big Brother VIP3” është përfolur se mes Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano Tagani, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidi Bacin’.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, aktori i ka shkruar disa herë mesazhe moderatores mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Këtë gjë e kanë mohuar që të dy.

Pasi ka përfunduar spektakli, Heidi ka biseduar me Romeon dhe Erjolën, duke iu drejtuar se ‘nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë’.

Heidi: Jam me vërtetë shumë rehat. Shoqëria jashtë, troç po e them, ka dy mesazhe, po i nxori e di si dilni ju, gropë. Nga unë s’ka asnjë problem

Erjola: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq

Heidi: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe

Erjola: Ti do me qenë e larë me veten je në rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion