Princ Harry pendohet keq për intervistën me Oprah

Showbiz

Princ Harry pendohet keq për intervistën me Oprah

Kanë kaluar pothuajse dy muaj nga intervista historike e Meghan Markle dhe Prince Harry, me Oprah. Kritikat ishin të shumta, po ashtu edhe mbështetësit. Ndërkohë që, Harry është penduar. Një burim pranë familjes mbretërore ka treguar se Duka Harry ishte i lënduar dhe i zemëruar nga mënyra sesi Meghan po trajtohej në Pallatin Mbretëror, ndaj gjeti mundësinë të “shfrynte” zemërimin tek Oprah. Megjithatë sipas ekspertit, ai tashmë ndihet i penduar dhe i turpëruar për atë intervistë.

Burimi ka folur për mediat ndërkombëtare se tipi i Harry-t është impulsiv ndaj ka reaguar pa u menduar mirë, ndaj ka bërë diçka që s’mund ta kthejë më.

Kujtojmë se në intervistë çifti akuzoi disa njerëz në pallat për racizëm dhe se nuk e trajtonin mirë Meghan.

ME TE LEXUARAT