Prej muajsh në arrati, Stresi rikthehet në Shqipëri

Showbiz

Prej muajsh në arrati, Stresi rikthehet në Shqipëri

Reperi i njohur Stresi është kthyer në Shqipëri, pas shumë muajsh që ndodhej në arrati. Ai ka publikuar në Instagram një video nga aeroporti i Tiranës ku prindërit dolën për ta pritur.

“Familjen mbi gjitha , Mir Se Ju Gjeta  ”

Kujtojmë se disa muaj më parë Stresi paralajmëmroi rikthimin, duke kërcënuar publikisht dhe ofenduar me fjalë banale të gjithë ata që nuk e kanë mbështetur.

Kujtojmë se Stresi ka 7 muaj që ndodhet larg Shqipërisë, për shkak se i është arratisur policisë. Këto kohë reperi ka jetuar në Londër së bashku me miqtë e tij dhe duket se më në fund ka vendosur të rikthehet në Shqipëri.

Në një postim në Instagram ai shprehet se 7 muaj kaluan shumë shpejt për të dhe se do të vijë brenda muajit gusht në Shqipëri. Gjithashtu ai ka kërcënuar të gjithë ata që nuk i kanë mbështetur duke ofenduar me fjalë banale.

“Kaluan shpejt 7 muaj menduan që s’do kthehem hahahaha. Shihemi këtë muaj, kur ju që nuk latë gjë pa thënë për mua dijeni që do ju q***”, shkruan Stresi në postimin e tij.

Kujtojmë se gjatë kësaj kohe në arrati, Stresi i dha fund një herë e mirë edhe lidhjes me Keisin. Disa javë më parë ai e konfirmoi publikisht lajmin e ndarjes, por shtoi se Keisi dhe familja e saj do të kenë gjithmonë respektin e tij.

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, tregoi Stresi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion