“Po promovon sjellje të rrezikshme”, Sara Hoxha i kthehet komentueses

Showbiz

“Po promovon sjellje të rrezikshme”, Sara Hoxha i kthehet

Sara Hoxha ka reaguar hapur në rrjetet sociale pas një mesazhi kritik që mori nga një ndjekëse. Komentuesja e kishte akuzuar për “promovimin e sjelljeve të rrezikshme” duke vënë produkte për kujdesin e lëkurës gjatë drejtimit të makinës.

Në përgjigjen e saj të publikuar publikisht, Sara sqaron se nuk ka pasur asnjë moment rreziku:

“Duhet të jesh duke u tallur! Isha duke shijuar thjesht një udhëtim 3‑orësh vetëm, duke lëvizur me 5 km/h, nuk kishte askënd përreth. Nuk po prekja as telefonin, thjesht po vendosja disa eye patches për udhëtimin dhe po dëgjoja muzikë. Nuk po rrezikoj jetën time për hidratimin e syve. Ruajeni këtë zemërim për diçka reale”, shkroi ajo.
Mesazhi i komenteses, i cili e cilësonte veprimin e saj si “të paligjshëm, të rrezikshëm për të dhe të tjerët”, mori përgjigjen e prerë nga Sara, e cila theksoi se situata ishte interpretuar gabimisht dhe nuk kishte lidhje me rrezikun gjatë drejtimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion