Aksident në aksin Fier–Lushnje, përmbysen makina dhe motoçikleta, mbeten dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së mërkurës në aksin Fier–Lushnje, pranë fshatit Gorre, ku janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një motoçikletë me rimorkio.
Sipas të dhënave paraprake, të dy mjetet po udhëtonin në të njëjtin drejtim, kur dyshohet se motoçikleta ka devijuar nga korsia e saj, duke hyrë në korsinë e majtë. Si pasojë, automjeti është përmbysur në rrugë, ndërsa motoçikleta ka përfunduar në anë të kanalit.
Në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës. Burime spitalore bëjnë me dije se të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje stabile.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.


