Po performonte live në skenë, djali i miliarderit grek "gjuan" këngëtaren e njohur shqiptare

Showbiz

Po performonte live në skenë, djali i miliarderit grek

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, u përballë me një situatë aspak të këndshme, me 37-vjeçaren që u ngacmua seksualisht nga djali i miliarderit të njohur grek, Evangelos Marinakis.

Në videot e bëra virale në rrjet, shihet se djali i Marinakis kap Foureira në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa këngëtarja përpiqet të përfundojë këngën e saj dhe njëkohësisht përpiqet të largohet prej tij.

Më pas, këngëtarja shqiptare spërkatet me shampanjë nga miqtë e Marinakis.

Pas kësaj ajo largohet nga skena për t’u rikthyer pas 30 sekondash ku Marinakis fillon të flasë në anglisht dhe thotë se bashkëshorti i Elenit është vëllai i tij, duke lënë përshtypjen se janë miq.

Evangelos Marinakis zotëron klubet e futbollit Olimpiacos dhe Nottingham Forest si dhe rrjetet televizive greke Mega Channel dhe One Channel. Për këtë arsye besohet se lajmi nuk është pasqyruar në mediat greke.

Eleni Foureira u bë e famshme me këngën “Fuego”, e cila përfaqësoi Qipron në “Eurovision 2018”, duke u renditur e dyta pas Izraelit, citon top channel.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion