Pas "Big Brother Vip", Kristi Lamaj në skenën e "Portokalli"

Showbiz

Pas "Big Brother Vip", Kristi Lamaj në skenën e

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare rikthehet me sezonin e 45 për më shumë të qeshura.

Mbi 1000 shfaqe ndër dhjetëra vite dhe mijëra e mijëra orë, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 45-të ka risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.

Duke trajtuar problematike aktuale të shoqërisë, me batuta dhe ironi të hollë, spektakli i humorit përball me njëri-tjetrin njerëz që ndajnë hallet e përditshmërisë.

Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar do t’ju bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familja shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë.

Pas "Big Brother Vip", Kristi Lamaj në skenën e

Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!

Faqja zyrtare e “Portokalli” në Instagram ka konfirmuar se në shfaqjen e kësaj jave do të jetë i ftuar ish-banori i “Big Brother Vip”, Kristi Lamaj. Kristi u largua nga BBV duke kaluar murin rrethues të shtëpisë, e më pas u përjashtua me zarf të zi.

Nxitoni të blini biletat në studiot e Top Media Kashar ose Arena Center dhe online në tickets.top-media.al për shfaqjen e parë të këtij sezoni, më 25 shkurt, ora 19:00 në studiot e Top Channel, Kashar./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion