Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran! Ja emisioni që i është besuar

Showbiz

Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Egli Tako do të vijë këtë sezon televiziv me një risi të rëndësishme në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e ekranit të Top Channel si moderatore. Lajmi është konfirmuar përmes burimeve për Vip Magazine, duke shënuar një hap të madh për karrierën e saj mediatike.

Sipas informacioneve, Egli do të bashkohet me programin “E diell”, i cili transmetohet çdo të dielë në ekranin e Top Channel. Ky do të jetë debutimi i saj i parë si moderatore, pas disa eksperiencave të tjera artistike, kryesisht si këngëtare. Ky rol shënon një etapë të re dhe të rëndësishme për të, duke i hapur dyert drejt botës së moderimit dhe televizionit në një prej programeve më të ndjekura të fundjavës.

Publiku e njohu Egli Takon gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip, ku arriti të bëhej një nga emrat më të komentuar të edicionit.

Marrëdhënia e saj me Gjestin ngjalli mjaft reagime dhe u kthye në një nga temat më të diskutuara të reality-show-t. Që prej asaj kohe, Egli ka qenë në vëmendje të mediave dhe publikut, duke fituar një bazë të fortë ndjekësish.


Me këtë hap, Egli zgjeron karrierën e saj përtej muzikës dhe spektakleve televizive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion