“Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave…”/ SHOKON Shqipe Hysenaj: U zhduk kur…

Showbiz

“Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave…”/ SHOKON

Shqipe Hysenaj ka qenë sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për udhëtimin e saj të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka treguar gjithashtu edhe për planet e saj të ardhshme, por edhe mbi jetën private.

Moderator i njohur e ka pyetur Shqipen në lidhje me ndonjë thashethem që mund të kishte dëgjuar në Amerikë. Hysenaj i habiti të gjithë me përgjigjen e saj, pasi përmendi këngëtaren e mirënjohur, Parashqevi Simaku.

“Diçka që më ka bërë më tepër përshtypje, është që kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato përsona që u merrte burrat të tjerave. Po të flas çfarë kam dëgjuar. Unë jam shkokuar kur e mora vesh. Kështu ajo ka mbetur rrugëve.

Unë nuk e besova, mendova që është femër e bukur, ka pasur karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më. Se shqiptarët e Amerikës flasin me njëri-tjetrin shumë, çfarë di unë, di dhe ti.

Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë. Nuk po flas për pjesën e artistes, po them për thashethemet që kam dëgjuar. Këtë nuk e dinë shqiptarët që kanë emigruar tani, që kanë 1-2 apo 5 vite, po flas në kohën e atëhershme që ka bërë bujë.

Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk. Nuk është e bukur ta thuash, edhe unë nuk e pata të bukur ta dëgjoja”, tha Shqipja./gazeta shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion